62 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje më të rëndë

18 shkurt 2021 | 09:13

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 62 pacientë me Covid-19.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se sa i përket gjendjes së pacientëve pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 43 pacientë janë në oksigjeno terapi, ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

“62 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i…