62 rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna
26 qershor 2020
| 22:28
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë konfirmuar 62 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 61 pacientë.
Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë raste kontakti, shkruan Reporteri.net.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 32 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Rahovecit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna Lipjanit 2 raste, komuna e Mamushës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Podujevë, Skenderaj, Suharekë dhe Viti, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.