62-shi i LVV-së, Vigan Qorrolli: Faleminderit Ferizaj për mbështetjen
Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka falënderuar ferizajasit për përkrahen dhe mbështetjen e kandidaturës së tij. “Unë, Vigan Qorrolli (#62), ju falënderoj për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj – të dashur ferizajli!”, ka shkruar Qorrolli në falënderimin e tij.
Postimi i plotë i numrit 62, Vigan Qorroli.
Mbrëmë në Ferizaj – Tubim madhështor për fitoren e madhe të 9 shkurtit! ✨
Mijëra qytetarë u bashkuan mbrëmë në sheshin kryesor të Ferizajt për një tubim historik me Kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë të rajonit tonë. Entuziazmi, besimi dhe vendosmëria për ta çuar Kosovën përpara u ndjenë në çdo fjalim e në çdo duartrokitje! ☑️
Unë, Vigan Qorrolli (#62), ju falënderoj për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj – të dashur ferizajli! 🫶
Ky mobilizim i jashtëzakonshëm është dëshmi e qartë se më 9 shkurt, me votën tuaj, fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë e madhe!
#Voto62 🗳
#VotoLVV118 ☑️
#9shKurti
#Fitore
#MeKryeministrinKurti