62-vjeçarja ‘çmendet’ për Mourinhon, 38 tatuazhe në trup për të (Foto)
10 dhjetor 2019
| 22:13
Ajo është 62-vjeçare, por prej shumë kohësh është e dashuruar me Jose Mourinhon, të cilit i ka kushtuar përveçse shumë kohë dedikim, edhe një pjesë të madhe të trupit të saj.
Bëhet fjalë për Vivien Bodycote, që ka bërë 38 tatuazhe për portugezin në trupin e saj, ndërsa në një intervistë për tabloidët anglezë, tregon se po mendon se cili do të jetë tatuazhi i radhës, sërish me Mourinhon në qendër të vëmendjes.
“Kam shpenzuar mijëra paundë gjatë këtyre viteve, për të bërë tatuazhe për Mourinhon, por ia vlen, pasi e dua dhe do vazhdoj të bëj të tjerë tatuazhe në vijim. Po mendoj se cili do të jetë tatuazhi i radhës”, deklaroi Vivien.