63-shi i PDK-së, prof. dr. Sylejman Berisha: Zëri akademik dhe profesional në Kuvend

18 dhjetor 2024 | 16:45

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka finalizuar dhe miratuar listën e kandidatëve për deputetë e cila është dorëzuar për verifikim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Një ndër kandidatët në listën e PDK-së me numër 63 është Prof. Dr. Sylejman Berisha, ligjërues në Fakultetin e Edukimit, departamenti; Master për mësimdhënie lëndore me specializim në Teknologjia me TIK.
Prof. Dr. Sylejman Berisha është propozuar nga dega e PDK-së në Viti. Prof. Berisha ka mbaruar shkollën e mesme në Viti, drejtimi Fizik-Kimi, pastaj ka mbaruar Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë drejtimi i Teknologjisë në Mitrovicë, duke marr titullin; Inxhinier i Teknologjisë. Studimet posdiplomike-Magjistraturën e ka mbaruar në Zagreb në drejtimin; Mbrojtja e mjedisit pran proceseve teknologjike.
Në vitin 2006 ka mbrojtur titullin e doktoratës në lëmin e Mbrojtjes së Mjedisit me specifikim trajtimin e ujërave të ndotura. Prof. Sylejman Berisha në Fakultetin e Edukimit ligjëron disa lëndë, si; Metodologjia e mësimdhënies nga teknologjia, Teknologjia e materialeve të avancuara, Edukimi dhe këshillimi në karrierë/ndërmarrësi, Burimet e ripërtritshme dhe eficenca e energjisë, Praktika Pedagogjike.
Prof. Sylejman Berisha ka jetuar dhjetë vite në Munchen të Gjermanisë dhe atje pasi fiton të drejtën e qëndrimit vazhdon shkollim pasuniverzitar-specializim gjithashtu në mbrojtje të mjedisit duke u Certifikuar përgjegjës; Për menaxhim të problemeve mjedisore( mbrojtje të ujit, menaxhim të mbeturinave, mbrojtje të ajrit dhe menaxhim të mbeturinave të rrezikshme. Pra, disponon me praktika aktuale të zgjedhjes së problemeve mjedisore të cilat aktualisht janë në degradim e sipër.
Punoi disa vite në ndërmarrjet RWE Umwelt në Munchen si përgjegjës për mbeturina të rrezikshme dhe në vitin 2003 kthehet vullnetarisht nga Gjermania në Kosovë, për të shprehur gatishmërinë e kontributit të tij profesional veçanërisht në fushën e mjedisit.
Fillimisht ka punuar në MMPH si kryeinspektor i ujërave të Kosovës. Është i licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si ekspert i elaborateve mjedisore për projektet që duhet ti nënshtrohen këtij aspekti. Berisha ishte anëtari i Bordit Këshillëdhënës për mjedis i Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.
Profesor Sylejman Berisha që nga viti 2008 është drejtor të shitjes së Kompanisë Gjermane Knaufinsulation për Kosovë dhe Shqipëri. Kjo ndërmarrje ofron materiale term izoluese të kategorisë së lartë të qëndrueshmërisë kundër zjarrit.
Kompetencat profesionale të Prof. Sylejman Berishës janë, Energjetika dhe Efiçienca e Energjisë, Mbrojtja dhe menaxhimi i problemeve mjedisore dhe fusha e mësimdhënies. Këto kompetenca janë vlera për të cilat Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shumë nevojë…!
Profesori merret zhvillimin e 4.3 ha Plantacion me Arra dhe tani janë në vitin e pestë të zhvillimit të tyre.
Hobi ka futbollin dhe ecjen në natyrë. Profesori herë pas here shkruan artikuj me tematika profesionale dhe politike.
Prof. Sylejman Berisha është i martuar me Abide Zeqiri nga Devaja e cila ka të mbaruar Edukimin Parashkollor dhe kanë dy djem; Ilir Berisha, futbollist i cili fillimisht ka luajtur për KF. Prishtina, e nga viti 2012 kaloi në Suedi ku luajti në shumë klube elitare të Suedisë. Iliri ka mbrojtur disa herë ngjyrat e Reprezentacionit të Futbollit të Kosovës dhe tani, pasi morri licencën A vazhdon karrierën e tij di trajner në KF. Karlstadt në ligën e dytë të Suedisë. Iliri është i martuar me Arta Halilin dhe kanë dy fëmijë; Dionin dhe Malea.
Elon Berisha gjithashtu është ligjërues në Akademinë e FFK për licencimin e trajnerëve të kategorisë C, B dhe tani edhe të kategorisë A. Eloni aktualisht drejton ekipin futbollistik “Prishtina e Re”, aktualisht, janë pretendent të pa konkurrencë për kyçje në Super ligën e Futbollit të Kosovës. Eloni është i martuar me Xheraldina Selimin dhe kanë dy fëmijë; Marinin dhe Evën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se kanë përfunduar…