63-shi i PDK-së, Sylejman Berisha: Stabiliteti ekonomik dhe energjetik, prioritet për qeverisjen e PDK-së

01 shkurt 2025 | 13:47

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sylejman Berisha, ka shpalosur detaje të planpogramit qeverisës të partisë.

Ai theksoi se plani është ndërtuar duke marrë parasysh situatën aktuale, të cilën e konsideron në degradim të vazhdueshëm, dhe ka për qëllim zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, rritjen e mirëqenies sociale, shëndetësinë e orientuar drejt qytetarit dhe forcimin e sigurisë kombëtare me integrime veri-atlantike.

“Plani i PDK-së është hartuar mbi një gjendje aktuale e cila sipas ekspertëve është në degradim e sipër. Dhe mbi këtë degradim realisht është ndërtuar plani ynë qeveris. Që përmban katër shtylla; zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, ngritjen e mirëqenies sociale, shëndetin me qytetarin ne qendër dhe sigurinë nacionale dhe integrimet ne institucionet veri-atlantike.

 Të shtylla e parë sipas planit qeveris, është që ne tu japin hapësirë bizneseve që ato të zhvillohet përmes masave tona të detajuara, duke filluar nga lirimi i TVSh-së nga hyrja e mallrave në kufijtë e Kosovës, dhe pastaj me lirimin e tatimit të individëve që janë të punësuar, pastaj me subvencionet dhe grante të tjera… dhe të gjitha format të tjera, ne jemi ë ky vend të zhvillohet. Sepse përmes të ndërmarrjeve ne arrijmë një stabilitet ekomomik”, ka thënë Berisha në FIVE të Dukagjinit.

Një tjetër aspekt kyç i planit të PDK-së është garantimi i stabilitetit energjetik, për të cilin Berisha tha se aktualisht ndodhet në një gjendje problematike.

“Përpos këtyre masave, për të folur për një stabilitet ekonomik gjithsesi bazë është stabilitet energjetik. Ne e dimë gjendjen ku jemi, sipas bilancit vjetor të ZRrE-së shihet që ne kemi më tepër kërkesa gjatë viti sesa burime të prodhimit.

Një stabilitet energjetik do të duhej të vazhdohej me shfrytëzimin fosileve në vend… Gjithsesi i kemi parapri edhe centin me bazë gazi”, ka shtuar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i NISMA-s Vesel Krasniqi i cili garon…