64 aktakuza kundër 77 personave në 24 orët e fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza, kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12)aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.