64 vjeçari rrëfen për kohën e leximit në bibliotekën brenda burgut të Dubravës
E përveç dënimit që vuajnë në burgun e Dubravës, të dënuarit gjatë qëndrimit aty edhe punojnë. Për Tëvë1, ka folur një i burgosur 64 vjeçar, i cili ka rrëfyer për punën brenda bibliotekës dhe leximit. Nga ana tjetër, drejtori i këtij burgu, rrëfen për mundësitë e punës dhe diplomimit brenda kësaj hapësire.
Nga ky vend, hapësira më e dukshme është qielli.
Muret e larta e rrethojat e pamundësojnë shikimin jashtë kësaj hapësire.
“Pse nuk na dërgoni në një shpellë më mirë”, kështu shkruante në librin që po e lexonte ky i burgosur.
Ky 64 vjeçar, tash e një vit po e vuan dënimin në Burgun e Dubravës.
E pikërisht në këtë bibliotekë ai edhe punon.
Me gjysmë zëri tregon se si është një ditë pune në hapësirën e mbyllur dhe sa ka interesim.
Pavarësisht mbylljes, kjo punë ia kujton edhe punën në liri si mësimdhënës.
Nga ana tjetër, drejtori i këtij burgu, Avni Miftari tregon për mundësinë e punës brenda hapësirës së qendrës.
Aktualisht brenda kësaj hapësirë ka mbi 700 të burgosur që po e vuajnë dënimin.
Përveç bibliotekës, shkollës së mesme e spitalit brenda kësaj hapësire ka edhe trajnime profesionale të cilët pajisen me diplomë.