6,402 raste aktive me koronavirus në Kosovë,

11 maj 2021 | 08:32

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur  se numri total i rasteve pozitive është 106.489 raste nga 556.365 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.210 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6,402.

Ndryshe, një ditë më parë u bë e ditur se në vendin tonë kanë arritur mbi 3,000 doza të vaksinës Pfizer nga Bashkimi Evropian.

Kurse, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se të mërkurën do të arrijnë edhe 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca në kuadër të aleancës COVAX.

Ndërsa, nëpërmjet përmes programit COVAX, Kosova në muajin mars ka marrë 24 mijë vaksina AstraZeneca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën nga ora 17:00 luhet ndeshja e dytë e…