![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/virus-attack-coronavirus-COVID-19-shut-1.jpg)
646 viktima në 24 orë e fundit nga Covidi në ShBA
26 shtator 2021
| 17:55
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 687 mijë e 752, prej të cilëve 646 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
Numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në mbi 42,94 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,67 milionë raste të konfirmuara dhe 68.585 të vdekur, raporton TCH. Në SHBA deri më tani mbi 213,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 183,3 milionë dozën e dytë.
Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 77 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.