65 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19 në spitalin e Pejës

13 janar 2021 | 09:36

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është duke vazhduar trajtimi i pacientëve me Covid-19.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë, thuhet se aktualisht janë të shtrirë 65 pacientë me Covid.

Njoftimi i plotë:

7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 65 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 1 Pacientë është në Respirator (CPAP), 43 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 215 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
325 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,317
analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha…