65 zyrtarë dhe diplomatë të Kosovës mësojnë gjuhën frënge
29 mars 2018
| 09:24
Ministria e Administratës Publike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të nënshkruajnë sot një Memorandum mirëkuptimi.
Memorandumi i mirëkuptimi ka të bëjë me mësimin e gjuhës frënge për zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës. Ky projekt ka të bëjë me 65 zyrtarë dhe diplomatë të Kosovës.