Ederi transferohet te Jiangsu Suning
14 korrik 2018
| 08:25
Eder Citadin Martins është zyrtarisht lojtar i Jiangsu Suningut.
Sulmuesi i kombëtares italiane ka lënë përfundimisht Interin duke u transferuar në kampionatin kinez, te klubi që është në pronësi të Zhang Jindong, manjatit aziatik që zotëron gjithashtu 70 % të aksioneve të Interit.
Në arkat e Interit për kartonin e futbollistit italo-brazilian, Jiangsu ka derdhur 5.5 milionë euro, ndërkohë që Eder ka firmosur me klubin kinez për dy vjet e gjysmë teksa do të përfitojë në total 13 milionë euro.