66 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje më të rëndë
12 mars 2021
| 09:33
66 pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
“67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 51 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 4 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, ka njoftuar spitali i Pejës.