66 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës
03 nëntor 2021
| 11:56
66 pacientë po marrin shërbime shëndetësore nga Covid-19, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 33 janë pacientë post-Covid, që po marrin trajtim mjekësor në Klinikën e Pulmologjisë.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 21 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe 2 pacientë që po marrin trajtim spitalor në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive.
Numri i pacientëve sipas klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 33 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë