![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/polish_save-18.jpeg)
66-shi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili falenderon të gjithë mbështetësit e tij në fushatë: Jeni vlera më e madhe që ka ky vend
08 shkurt 2025
| 13:02
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka falenderuar të gjithë aktivistët të cilët janë angazhuar në këtë fushatë elektorale.
Përmes një postimi në Facebook, Xhemaili ka falenderuar edhe mbështetësit e tij të shumtë gjithandej Kosovës.
“Miq, pa ju ky rrugëtim do të ishte i pamundur. Besimi dhe mbështetja juaj është privilegj por dhe obligim të cilin pres ta mbaj me nder. Ju jeni vlera më e madhe që ka ky vend. Prandaj them që jam i krejtve, sepse është e lehtë me qenë një prej jush. Faleminderit ALEANCË”, është shprehur Xhemaili.
![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_0707-1024x651.jpeg)
https://www.facebook.com/share/v/17Lt5LzDgE/?mibextid=wwXIfr