66-shja e PDK-së, Hava Mlinaku merr mbështetje nga dy figurat e rëndësishme të PDK-së në Vushtrri
19 janar 2025
| 10:47
Kandidatja për deputete, Hava Mlinaku në tubimin në lagjen e saj ka marrë përkrahje edhe nga dy figurat e rëndësishme të PDK-së në Vushtrri, Bajram Mulaku e Dibran Përçuku.
Mbrëmë është mbajtur një tubim i kandidatëve për deputet nga PDK në lagjen “Qëndresa 1” , lagjen në të cilën banon dhe jeton nënkryetarja aktuale dhe njëherit kandidatja për deputete Hava Mlinaku.. Në këtë tubim në përkrahje të saj dhe kandidatëve për deputetë kanë qenë edhe ish-kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, si dhe ish-nënkryetari Dibran Përçuku.
Ky tubim ka qenë ndër më masoviket në përkrahje të kandidates Hava Mlinaku, e cila në këto zgjedhje garon në listën e PDK-së me numër 66.