660,000 flamuj të bardhë në nderim të viktimave që humbën jetën në SHBA nga Covid-19
18 shtator 2021
| 18:35
660,000 flamuj të bardhë në nderim të 660 mijë viktimave që humbën jetën në SHBA për shkak të Covid-19 u vendosën para Qendrës Kombëtare në Uashington.
Ekspozita e titulluar, “Në Amerikë, mbaje mend” synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat që po shkakton pandemia e cila ende vret mesatarisht rreth 2,000 qytetarë çdo ditë.
Ndërkohë që Londra ka lehtësuar masat e kufizimeve anti-Covid për udhëtarët.
Nga 4 tetori, personat e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të nisen për në Angli, me kusht që ata të mos vijnë nga vendet të përfshira në listën e kuqe.