67 minatorët e “Trepçës”, bllokojnë punën në minierë
18 nëntor 2020
| 23:20
Gjashtëdhjetë e shtatë minatorët e “Trepçës”, të pakënaqur për mosekzekutimin e pagave, janë̈ ngujuar në minierë.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Sindikatës së “Trepçës”, Gani Osmani.
“Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria, sot është datat 20-të, kurse ata kishin për t’i paguar këstet e kredisë deri me datën 10. Ata janë të vendosur që mos të dalin jashtë pa i marrë pagat”, u shpreh ai.