67-shi i PDK-së e nis fushatën me uratën më të shenjtë

06 janar 2025 | 16:08

Deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, e filloi vitin dhe parafushatën zgjedhore me bekimin më të madh – atë të nënës së tij.

“Nuk mund të ketë bekim dhe uratë më të mirë se ajo e nënës!” – shkroi Berisha, duke nënvizuar rëndësinë e vlerave familjare dhe lidhjen e tij të pathyeshme me figurën e shenjtë të nënës.

Ish-komandanti i Kosharës legjendare, një simbol i trimërisë dhe përkushtimit, ndau një mesazh të fuqishëm në krah të nënës së tij heroine:

**“10 shkurt është dita kur lindi bekimi im!

Është dita e lindjes së Nanës sime!

Kam lexuar me mijëra libra dhe kam dëgjuar shumë fjalë të mëdha për nënën,

Por unë kam vetëm një mendim:

Nana ime, Ti je e shenjtëruar dhe bekimi im!

Kalova 50 vite jetë dhe kurrë nuk kam dalë nga shtëpia pa bekimin tënd!

Nanë, Gjyshe e Stërgjyshe!

Ti nuk ke moshë!

Ti ke lindur dhe jeton në secilin prej nesh, ndaj ke për të jetuar përherë!

Paq bekimin e Zotit, Nanë!”**

10 shkurt i  ketijë  viti kur edhe është ditëlindja e nënës së Hisen Berishës përkon me zgjedhjet e 9 shkurtit, ndersa Hisen Berisha e lidh bekimin e nënës me frymëzimin për fitoret e ardhshme, si në jetën personale ashtu edhe në shërbim të atdheut.

“Fitore për PDK-në 131 dhe për numrin 67!” – shprehet Berisha, duke e parë këtë fushatë si vazhdimësi të betejave të tij të fituara për Kosovën: në luftë, në paqe dhe tani, në politikë.

“Si ish-luftëtar, ushtarak dhe deputet i përkushtuar, qëndroj pranë jush për të gjitha sfidat dhe sukseset që na presin. Me unitet, përkushtim dhe besim të ndërsjellë, së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për vendin tonë.”

Lidhja e thellë shpirtërore mes bekimit të nënës dhe përkushtimit ndaj atdheut është një thirrje për qytetarët që të bashkohen në zgjedhjen e vlerave dhe të një vizioni të qartë për të ardhmen.

Hisen Berisha, numri 67, përfaqëson një gjeneratë që fitoi betejat më të mëdha të historisë – dhe tani angazhohet për të fituar edhe betejën për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Me 131-shin e PDK-së dhe numrin 67, së bashku për fitoren e vlerave!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku ka emëruar kardinalin Robert McElroy, një mbrojtës i…