67-shi i PDK-së: Malisheva, zemra e rezistencës për liri dhe garancia e fitores!
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka vlerësuar të suksesshëm tubimin në Malishevë.
“Si PDK, patëm një takim elektoral në Malishevë, në trevën që i dha zemër dhe puls rezistencës së armatosur të UÇK-së dhe u bë një nga shtyllat kryesore të luftës për liri”.
“Në këtë bastion të krenarisë dhe qëndresës kombëtare, PDK dëshmoi qartë se fitorja nuk është vetëm synim, por imperativ i garantuar”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka shtuar se: “Në qendër të këtij momentum është kandidati i kësaj treve për Malishevën, z. Mevlydin Mazrekaj – një zë i fuqishëm i qytetarëve, një përfaqësues dinjitoz i aspiratave dhe nevojave të tyre. Mbështetja e jashtëzakonshme që morëm sot nga çdo qytetar, nga çdo shtrëngim duarsh e fjalë inkurajuese, është dëshmia më e mirë se Malisheva e di rrugën që duhet ndjekur, rrugën e fitores me PDK! Bashkë për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Berisha.