67-shi i PDK-së merr mbështetje në Leshkoshiq të Obiliqit
Në Leshkoshiq të Obiliqit, kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka pasur një takim elektoral të organizuar nga Nazmi Prenuku, një bashkatdhetar me punë në Gjermani.
“Në këtë takim na nderuan burrat e këtij konaku, farëfisi i gjërë dhe strukturat drejtuese të PDK-së në Obiliq. Mikpritja tradicionale u bë në konakun e Shefqet Prenkut, një emër i njohur për burrëri, besë dhe nder, i cili është përjetësuar në trashëgimtarët e tij, që vazhdojnë të ruajnë me krenari frymën e mikpritjes, peshën e fjalës dhe trashëgiminë e tij të vyer”, ka shkruar në “Facebook” Berisha.
Takimi u fokusua në mbështetjen për kandidaten për deputete Agnesa Kastrati Bucolli dhe Hisen Berisha, e të tjerët, si dhe në promovimin e votës për PDK-në dhe kandidatin për kryeministër Bedri Hamza e kryetarin Memli Krasniqi.
“U vërejt një frymë e fuqishme bashkimi dhe vendosmërie për të përkrahur fuqishëm vizionin dhe programin politik të Partisë Demokratike”, ka shkruar Berisha.