67-shi i PDK-së: Vushtrria më besoj për në Kuvend, ma konfirmoi vazhdimin e këtij misioni
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka marrë pjesë në tubimin zgjedhor në Vushtrri.
Ai ka thënë se Vushtrria nuk është thjesht një qytet, është histori, është krenari, është vendi ku u farkëtuan idealet e lirisë.
“Vicianumi antik, Vicianumi i Hasan Prishtinës, Vicianumi i luftëtarëve të lirisë – këtu, ku ne dikur bashkuam pushkët për lirinë, sot bashkojmë votat për fitoren e madhe të PDK-së! Në çdo thirrje të qytetarëve, jehoi zëri i fitores. Në çdo shtrëngim duarsh, ndjeva vendosmërinë e tyre për ta rikthyer besimin tek PDK, tek programi qeverisës i Bedri Hamzës – një program i mundësive, i zhvillimit, i qytetarëve dhe për qytetarët!
“Vushtrria më ka besuar të jem zëri i saj në legjislativin e fundit dhe sot ma dëshmoi se dëshiron që ta vazhdoj këtë mision. Bashkë, me forcën e besimit dhe të votës, do ta bëjmë Kosovën më të mirë! Më 9 shkurt, Vushtrria voton PDK! Vushtrria voton për të ardhmen më të mirë!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.