671 raste të reja me Covid në Shqipëri

02 korrik 2022 | 16:33

Në 24 orët e fundit, janë kryer 1943 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 671 qytetarë.

Sipas njoftimit të ministrisë, 366 raste janë në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.

Janë 3,685 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin Covid-19 po marrin trajtim 23 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 153 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vanesa Beka ka zhvilluar sot garën e parë të notit…