675 pacientë me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej tyre 43 në gjendje të rëndë

16 prill 2021 | 16:15

Në klinikat Covid-19 të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme rajonale, janë duke u trajtuar 818 pacientë, bazuar në raportin e punës  të datës 16 prill 2021.

Nga ky numër, 675 pacientë janë të konfirmuara me Covid, ku 43 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe  644 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 324 pacientë:

275 të konfirmuar me Sars Cov-2

21 në gjendje të rënduar

269 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 111 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 63 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 42 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv – Covid, 19 pacientë + 4 në intensiven e Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë:

494 të konfirmuar pozitivë

22 në gjendje të rënduar shëndetësore

375 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 109 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 103 pacientë

Spitali i Gjilanit, 82 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 47 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 20 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”,  ka falënderuar…