68 të vdekur pas një përleshjeje mes bandave rivale në një burg në Ekuador
Të paktën 68 të burgosur janë vrarë pas përleshjeve të reja në një burg ekuadorian, më shumë se njëqind të burgosur vdiqën në përleshjet midis bandave rivale në shtator, thonë zyrtarët.
Trazirat në burgun Litoral në qytetin e Guayaquil thuhet se filluan të premten në mbrëmje.
Njësitë taktike të policisë që kanë hyrë në ndërtesat e burgut kanë gjetur armë dhe eksplozivë, thonë raportet, shkruan BBC.
Afro 300 të burgosur kanë vdekur deri më tani këtë vit në burgjet e vendit.
Dhuna e lidhur me bandat e shtatorit ishte më e keqja në historinë e Ekuadorit.
Në atë kohë, të burgosurit nga një krah i burgut u zvarritën nëpër një vrimë për të hyrë në një krah tjetër, ku sulmuan anëtarët e bandës rivale. Qindra oficerë dhe ushtarë të ushtrisë u vendosën për të rimarrë kontrollin e kompleksit.