680 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali

16 dhjetor 2020 | 20:32

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve dhe të viktimave nga Covid në Itali. Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 680 viktima e 17.572 të infektuar më shumë nga pandemia globale.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 1 888 144 persona, mes të cilëve kanë humbur jetën 66 537 pacientë.

Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shëruar 34 495 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre që nga nisja e pandemisë në 1 175 901 persona.

645 706 janë të infektuar aktivë në Itali e rreth 17 607 raste pozitive më pak se një ditë më parë.

Ndër ta 615883 të sëmurë po kurohen në kushtet e izolimit shtëpiak, 26897 janë të shtruar në strukturat spitalore e 2926 pacientë po kurohen në repartet e terapisë intesive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi ka thënë se varianti më…