Qytetarët e Kosovës për fundvit shpenzojnë rreth 36 milionë euro
Shpenzimet qytetarëve të Kosovës për fundvit janë goxha të majme. Shpenzimet më të mëdha bëhet për pije e ushqim.
Sipas raportit “Blerjet e Familjeve kosovare për festat e fundvitit” i realizuar nga kompania “Uboconsulting”, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht 141 euro për festat e fundvitit, ndërsa në total shpenzimet shkojnë deri në 36 milionë euro. 82 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thuhet në raporti.
Anketa e është realizuar me 1065 respondentë dhe përfshin 38 komuna të Kosovës.
Shporta e qytetarëvë të Kosovës për fundvit shkon në ushqim e pijePrej 141 euro sa shpenzon mesatarisht një familje kosovare për festat e fundvitit, ka dalë se pjesa më e madhe e tyre shkojnë për ushqim dhe pije..
Sipas raportit, 71 për qind e parave për festat e fundvitit shkon në ushqime e pije. “12 për qind për dekorime; 11 për qind për dhurata dhe 6 për qind të tjera”, thuhet në raport.
Në këtë anketë të rrallë të “UboConsulting” janë intervistuar 1 mijë e 65 respondentë. Prej tyre 820 janë shqiptarë, 150 serb dhe 95 nga komunitetet tjera.
Hulumtimi është realizuar në 38 komunat e Kosovës.