
688 rastet e reja me Covid janë nga këto komuna të Kosovës
16 nëntor 2020
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 688 rastet e reja me Covid-19 janë nga Prishtina, Gjilani, Prizreni, Vushtrria, etj.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 303 raste, Gjilan 39 raste, Prizren 38 raste, Vushtrri 37 raste, Pejë 32 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Mitrovicë 31 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 20 raste, Skenderaj 17 raste, Drenas 16 raste, Viti 16 raste, Obiliq 14 raste, Suharekë 13 raste, Kamenicë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 7 raste, Malishevë 7 raste, Kaçanik 6 raste, Deçan 5 raste, Istog 5 raste, Shtime 5 raste, Podujevë 4 raste, Dragash 3 raste dhe Novobërdë 2 raste”, ka njoftuar IKShPK-ja.