689 raste aktive me Covid në Kosovë

04 gusht 2021 | 12:53

Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) vetëm dje kanë rezultuar pozitivë me virusin Covid-19 110 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.

Të martën janë shëruar edhe dy qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 667.

Në total numri i rasteve aktive me Covid është 689.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 322 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445 650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155 907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rron Broja është goditja më e madh FC Dritës gjatë…