
69 pacientë me Covid po trajtohen në spitalin e Pejës
06 janar 2021
| 10:09
Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 69 pacientë të prekur me Covid-19.
Sipas njoftimit të këtij spitali, nga këta pacientë dy janë në respirator, 47 të tjerë në oksigjeno-terapi kurse 11 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjashtë pacientë që kanë qenë të infektuar me Covid-19.