69 për qind e konsumatorëve nuk shpenzojnë më shumë 600 kWh energji në muaj

18 janar 2022 | 14:24

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka bërë me dije se 69 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë  këtë shifër gjatë muajve të verës.

“Janë 69 për qind e konsumatorëve që nuk e kalojnë asnjë muaj gjatë vitit shifrën e 600 kWh. Gati 80 për qind e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë shifër gjatë muajve të verës. Ndërsa, edhe ata që e kalojnë për 600 kWh të parë paguajnë më lirë, pra njëjtë për këtë pjesë shpenzimit”, ka shkruar Buzhala.

Një ditë më parë, ZRRE-ja ka propozuar shtrenjtimin e rrymës.

Sipas këtij propozimi, konsumatorët që harxhojnë deri 600 kWh energji elektrike do të paguajnë 3 euro më shumë në faturë.

May be an image of text that says 'Propozimi për shtrenjtimin imin e rrymes në Kosovë Konsumatori A B Konsumi mujor c 300 kWh D Fatura ekzistuese 450 kWh E € 18.87 600 kWh € 27.37 800 kWh Propozimii ZRRE € 35.86 € 20.40 1000 kWh € 29.66 47.19 Ndryshimi (rritja) € 58.52 € 38.92 € 1.53 € 74.17 € 2.29 € 109.42 € 3.06 € 26.98 € 50.89'

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në…