69 për qind e të anketuarve besojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike

10 mars 2023 | 11:39

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka publikuar edicionin e 23 të Përmbledhjes Pulsi Publik.

Anketa e opinionit të Pulsit Publik bazuar në intervistat e kryera në nëntor 2022 përshkruan gjetjet mbi dhjetë treguesit kryesorë që mbulojnë çështjet socio-ekonomike, mjedisore dhe politike.

Si tek të gjitha publikimet e mëparshme, të dhënat dhe treguesit janë zbërthyer sipas përkatësisë etnike dhe gjinisë në mënyrë që të sigurohen informata të detajuara mbi dallimet në perceptimet për sfidat zhvillimore me të cilat përballen qytetarët në Kosovë.

Gjithsej 69 për qind e të anketuarve besojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike dhe sipas standardeve ndërkombëtare.

Niveli i kënaqshmërisë me performancën e kabinetit ekzekutiv kapi vlerën prej 41 për qind dhe me punën e kryeministrit prej 44.9 për qind.

Kënaqshmëria me punën e Kuvendit kapi vlerën prej 39.1 për qind, kurse kënaqshmëria me kryetarin e Kuvendit të Kosovës ishte 50.8 për qind.

Anketa e nëntorit 2022 tregon që niveli i kënaqshmërisë me presidenten ishte në 56.8 për qind.

Ulje të dukshme pati në shkallën e kënaqshmërisë me gjykatat dhe zyrën e kryeprokurorit, në 24.4 për qind dhe 22 për qind përkatësisht, krahasuar me prillin e vitit 2022.

Një numër dukshëm më i ulët i të anketuarve ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike në nëntor 2022 (24.2 për qind) sesa në prill 2022 (37.6 për qind).

Ky është numri më i ulët i të anketuarve të gatshëm të protestojnë për arsye politike i regjistruar ndonjëherë nga Pulsi Publik.

Papunësia (29.9 për qind), varfëria (21 për qind) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (17.4 për qind) u perceptuan si tri problemet kryesore në Kosovë nga të anketuarit kur u kërkua nga ta të zgjidhnin tri çështjet më problematike.

Pulsi Publik: Kënaqshmëria për Kurtin 44.9 %, për Konjufcën 50.8 % dhe për Osmanin 56.8 %

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë…