69 raste të reja me Covid në Kosovë
03 mars 2022
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 1.567.