Haliti, flet për veprimtarinë e Demaçit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, ka publikuar një foto të paparë më herët më veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçin.
Ai ka kujtuar kohën kur bashkë me Demaçin, kishin bërë turneu i parë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore,për të kërkuar mbështetje për Kosovën.
Postimi i plotë i Halitit në profilin e vet në “Facebook”:
Adem Demaçin e kisha jo vetëm idol e udhërrëfyes, por e kisha fatin që edhe të bashkëveproja me Të për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në këto ditë dhimbjeje, por edhe krenarie, më kujtohet turneu i parë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore. Bashkë me Bacën takuam diasporën politike, bizneset e shqiptarëve dhe bëmë përpjekje maksimale për t’i bashkuar. Njëkohësisht morëm pjesë në shumë tubime e protesta, takuam zyrtarë të Amnesty Internacional, kryeministra, ministra e deputetë të vendeve të BE-së.
Zyrtarët nga Amnesty Internacional i falënderonte për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sa qëndroi në burgje; diplomatëve ju kërkonte mbështetje për pavarësinë e Kosovës; diasporës politike i kërkonte bashkim e bizneseve, i kërkonte bashkim e fuqizim përmes bashkimit të kapitaleve.
Thjesht, Baca ishte i jashtëzakonshëm!
XHH