Kusari-Lila i përgjigjet akuzave të Haki Abazit

20 shkurt 2023 | 13:18

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se akuzat e Haki Abazit kundër saj marrin përgjigje nga fakti se vetëm ai është shprehur kundër dinamikave të grupit.

Në një deklarim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të hënën, Kusari-Lila ka refuzuar të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth përjashtimit të mundshëm të Abazit nga grupit parlamentar i LV-së.

“Besoj që ju iu përgjigjet vetvetes, sepse pyetja e parë ishte ‘a ka demokraci apo jo’ sipas deklarimeve të z. Abazi, ndërkaq pyetja e dytë ishte ‘a do ta përjashtoni atë?’. Në situatën aktuale, grupi parlamentar përbehet nga 58 deputetë dhe është vetëm një deputet që ka dal me përmbajtje të tillë me dinamikën e grupit. Prandaj, ju bëjeni matematikën për pjesën tjetër. Nuk kam çka të shtojë për deklaratën e tij”, ka thënë Kusari-Lila.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar për të mërkurën mbajtjen e seancës së radhës plenare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA A mbeti kush në Kosovë…