7 000 nënshkrime mblidhen në Suharekë për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit
22 mars 2019
| 19:17
Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se janë mbledhur 7 000 nënshkrime nga qytetarët e kësaj komune për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.
“7 000 nënshkrime deri në orën 17:00 janë mbledhur në Komunën e Suharekës, ku qytetarët kërkojnë përmes nënshkrimeve shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit. I falënderoj të gjitha subjektet politike pa dallim për angazhimin dhe kontributin e përbashkët”, ka shkruar Muharremaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/