7.2 milionë deklarata të shkarkuara përmes E-Deklarimit

02 shkurt 2018 | 12:05

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në vitin 2011 ka lansuar projektin me të madh elektronik të quajtur E-Deklarimi.

Kjo platformë fillimisht ka qenë në dispozicion për bizneset që janë të kategorizuara në Drejtorin e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ndërsa për pjesën tjetër të tatimpaguesve mundësi e përdorimit të E-Deklarimi ka qenë nga fillimi i vitit 2012.

“Deklarimi elektronik -EDI, është mënyrë moderne (e avancuar), e shpejtë dhe e thjeshtë për të deklaruar tatimin. Ky sistem mundëson dhe krijon një llogari online të tatimpagueseve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen: deklarimi dhe pagesa e të gjitha tatimeve dhe kontributeve pensionale, gjenerimi i fletëpagesës për borxhet e pashlyera që nga viti 2011, pasqyra mbi gjendjen e tatimpaguesit që nga viti 2011, gjenerimi i vërtetimit tatimor për biznese, raportimi i blerjeve mbi 500 euro, caktimi i personit të autorizuar, ndryshimi i profilit dhe fjalëkalimit, kontrollimi i historisë dhe bilancit tatimor, kërkesa për ndihmë, etj. Që nga lansimi i kësaj platforme elektronike e deri me tani, numri i deklaratave të shkarkuara është 7.2 milionë”, është bërë me dije në njoftimin e ATK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Karel Schwarzenberg, një nga figurat kyçe në politikën çeke në…