7 gola në ndeshjen Brescia – Bologna
15 shtator 2019
| 17:05
Shtatë gola janë shënuar në ndeshjen në mes Brescias dhe Bolognas. Skuadra mysafire doli fituese me rezultat 3-4.
Alfredo Donnarumma shënoi dy gola të shpejtë për vendasit, por mysafirët e ngushtuan rezultatin në 2-1 me golin e Mattia Bani. Vendasit e mbyllën pjesën e parë 3-1, autor i golit ishte Andrea Cistana.
Në fillim të pjesës së dytë Brescia mbeti pa një lojtar, pasi Daniele Dessena u ndëshkua me karton të kuq. Ketë epërsi e shfrytëzoi skuadra e Bolognas që shënoi tre gola të tjerë nëpërmjet Rodrigo Palacio, Stefano Denswil dhe Riccardo Orsolini.
SPAL-i e mposhti Lazion (2-1), derisa ndeshja në mes Parmës dhe Caglarit përfundoi 1-3.
/Epoka e re/