7 klube licencohen për garat e UEFA-s
10 maj 2019
| 14:22
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, pas takimeve nga data 2 maj deri më 10 maj ka shqyrtuar dokumentacionin e shtatë klubeve që kanë aplikuar për procesin e licencimit për garat e UEFA-s për edicioni 2019/2020.
Komisioni në fjalë ka marrë vendim që t u jap licencat shtatë klubeve si në vijim: KF Feronikeli, FC Prishtina, FC Llapi, KF Drita, KF Trepça ‘89, KF Ballkani dhe KF Gjilani.
Procesi i licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2019/2020 ka filluar që nga 1 shkurti.