7 Marsi
07 mars 2023
| 14:13
Sadik Rr. Krasniqi
Korçë e dashur e mirësisë
Lavërtare e njerëzisë
Shkollë shqipe u ndërtue
Mësues të parë kanë fillua,
Kanë hedhë farën e diturisë
ndriçuan mendjet e shqiptarisë
Dijetarët shpejt u shtuan
Për liri shumë punuan
Mësues të dashur
Mendje ndritur
Shumë të çmuar e uruar
Jeni të shenjtë e të bekuar!!