7 mijë e 782 raste aktive me Covid në Kosovë

01 mars 2021 | 08:21

Në Kosovë janë 7 mijë e 782 raste aktive me Covid-19.

Në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar 3.680 mostra në laboratorët shtetërorë dhe privatë, ku janë konfirmuar edhe 453 raste të reja. Po ashtu, janë shëruar edhe 206 pacientë.

Ditët e fundit, Kosova ka regjistruar rritje të numrit të rasteve me koronavirus. Autoritetet kanë bërë apel që qytetarët të respektojnë rregullat kryesore kundër pandemisë: mbajtjen e maskave, mbajtje e distancës dhe higjienën personale. Në të kundërtën, nëse trendi i infektimeve ditore vazhdon, autoritetet qendrore kanë paralajmëruar ashpërsim të masave.

Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 28 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 69.230 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre, 1.599 raste kanë përfunduar me fatalitet, ndërkaq, 59.849 pacientë janë shëruar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mirosllav Lajçak nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor. Përfaqësuesi i…