7 postimet e kryeministrave në ‘Facebook’, Gashi: Rama përuron rrugë e spitale, Kurti shpreh urime e përkujtime
Publicisti dhe analisti i ngjarjeve politike në vend, Shkëlzen Gashi, ka bërë një krahasim të shtatë postimeve të fundit që kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti kanë bërë në llogaritë e tyre në “Facebook”.
Në njoftimet që Edi Rama ka bërë në profilin e tij janë të gjitha për projekte infrastrukturore, përfshirë rrugë, ndërtime qendrash kulturore, spitale, etj.
Derisa njoftimet që ka bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë për Srebrenicën, urimi për Kurban Bajram, përkujtimi i 4 korrikut – Pavarësisë së ShBA-së, vizita e Kurtit tek një familje që kishte filluar të korrurat dhe përkujtimi për 2 Korrikun 1990.
Postimi i plotë i Shkëlzen Gashit:
Edi Rama dhe Albin Kurti
Shtatë postimet e fundit të kryeministrit Edi Rama në FB:
- Rruga e Memiasit në Berat
- Pesë tunele në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimi te Zona e Astirit
- Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut
- Përfundimi i rrugës së Vlorës
- Përfundimi i Spitalit Infektiv në Tiranë
- 150 shtëpi të reja për familjet e prekura nga tërmeti, e për pak ditë edhe 49 të tjera
- Përfundimi i Kantierit DRSHTRR Korçë
Shtatë postimet e fundit të kryeministrit Albin Kurti në FB:
- Përkujtimi i 27 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë
- Urimi për festën e Kurban Bajramit
- Diskutimi në tryezën: Evropa juglindore – A mund të ketë stabilitet dhe prosperitet në rajon?
- Urimi për 4 korrik 1861 (Pavarësia e Shteteve te Bashkuara te Amerikës)
- Kryeministri fotografohet me vëllezërit Beqiraj në Sopijë derisa ata korrin 15 hektarë grurë
- Urimi për 2 Korrik të vitit 1990 (Deklarata Kushtetuese për Republikën e Kosovës)