7 raste pozitive me Covid-19
03 nëntor 2022
| 11:41
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me Covid-19 nuk ka ndërruar jetë.
Bazuar në të dhënat e fundit 7 persona janë infektuar me koronavirus.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshuara për COVID-19. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 5 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i rasteve aktive është 7. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 19 doza të vaksinave.