7-shi i AAK-së për deputet, Pal Lekaj: ‘KonSoni’, krenaria jonë!
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numër 7, Pal Lekaj, ka vizituar kompaninë “KonSoni” në Gjakovë.
Ai ka thënë se kjo kompani është krenaria e Gjakovës dhe jo vetëm.
Në këtë kontekst, Lekaj ka thënë se shylla kryesore e programit të AAK-së është përkrahja e prodhueseve vendorë.
“Suksesi i jashtëzakonshëm i kompanisë ‘KonSoni’ në Gjakovë, e udhëhequr nga miku im, z. Zef Pjetraj, është një krenari për secilin prej nesh. Të jemi pranë bizneseve të suksesshme është detyrë e jona, dhe në programin e Aleancës, shtylla kryesore mbetet përkrahja e prodhuesve vendorë. Kjo fabrikë, me një staf të mrekullueshëm dhe me teknologji inovative, e bën ‘KonSoni’-n fabrikën më të madhe në rajon. Faleminderit, ‘KonSoni’ dhe z. Pjetraj, që na bëni krenarë!”, ka shkruar Lekaj në “Facebook”.