7-shi i PDK-së, Rrahman Rama takon fëmijët e dëshmorëve që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës
17 dhjetor 2024
| 22:09
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Gjenerali Rrahman Rama ka takuar fëmijët e dëshmorëve që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kandidati për deputet, 7-shi i PDK-së, Rrahman Rama.
Njoftimi i plotë i Ramës:
Sot pata nderin të takoj fëmijët e dëshmorëve, heronjve që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.
Sakrifica e tyre na obligon që të punojmë me përkushtim për një Kosovë të sigurt për të jetuar, me zhvillim ekonomik dhe mundësi për çdo qytetar.
E ardhmja e fëmijëve të dëshmorëve dhe e gjithë gjeneratës së re, është motivi ynë për të ndërtuar një shtet të zhvilluar dhe të drejtë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!