7-shi i PDK-së, Rrahman Rama viziton Lladrovcin: Drenasi simbol i rezistencës dhe krenarisë kombëtare
Rrahman Rama, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili në këto zgjedhje garon me numrin 7, ka ndarë sot një mesazh të veçantë pas vizitës së tij në komunën e Drenasit.
Rama ka vlerësuar historinë dhe rëndësinë e kësaj komune si simbol i sakrificës dhe krenarisë kombëtare, duke theksuar rolin e figurave historike si Fehmi dhe Xheve Lladrovci. Gjithashtu, ai ka shprehur mirënjohje për punën e kryetarit aktual të komunës dhe ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
Ai tha se Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë gjë që e bën edhe atë krenar.
“Sot pata nderin të vizitoj Komunën e Drenasit, një komunë që simbolizon rezistencën, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare. Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar.Fehmi dhe Xheve Lladrovci, me luftën e tyre heroike dhe sakrificën sublime, u bënë emblema të lirisë sonë. Kujtimi i tyre, ashtu si edhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë gjithmonë motivi ynë për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar” shkruan Rama pas takimit me Lladrovcin.
Postimi i plotë i Rrahman Ramës në Facebook:
Sot pata nderin të vizitoj Komunën e Drenasit, një komunë që simbolizon rezistencën, sakrificën dhe krenarinë tonë kombëtare.
Kjo komunë, e udhëhequr me përkushtim nga veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, miku im Ramizi, vëllai i heroit kombëtar Fehmi Lladrovci, mbetet shembull frymëzimi për të gjithë ne. Drenasi gjashtë herë është shpallur komuna me performancën më të mirë, kjo më bën edhe mua krenar.
Fehmi dhe Xheve Lladrovci, me luftën e tyre heroike dhe sakrificën sublime, u bënë emblema të lirisë sonë. Kujtimi i tyre, ashtu si edhe i të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të jetë gjithmonë motivi ynë për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt, më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, ju ftoj të mbështesni vizionin e qartë për të ardhmen duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe kandidatin më të përgatitur për Kryeministër.
#PDK131
#Rr7
#MaMirë