7 të shëruar, 1 i vdekur dhe tri raste të reja me Covid-19 në Malishevë
30 dhjetor 2020
| 21:25
Sot në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona të prekur me cvodi-19 janë shëruar, një person ka vdekur dhe janë regjistruar tri raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është kjo: gjithsejtë të prekur me covid-19 janë regjistruar 547 raste, prej tyre 468 janë shëruar, 33 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 46 persona.