7 të vdekur dhe 589 raste të reja nga Covidi në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar bilancin ditor rreth situatës me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë së COVID-19.
Nga 2,350 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Viktimat
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 589
Të shëruar në 24 orë 449
Të shtruar në spitale 284
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2,350
Testime totale 262,910
Raste pozitive 58,316
Raste të shëruara 33,634
Raste Aktive 23,501
Humbje jete 1181
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13547
Fier 1632
Shkodër 1289
Durrës 1235
Vlorë 969
Korçë 961
Lezhë 890
Elbasan 891
Berat 763
Gjirokastër 476
Kukës 431
Dibër 417.