70% e kosovarëve nuk i kanë kushtet për ta kaluar një pushim në bregdet

05 qershor 2022 | 11:49

Kur jemi në kohën e pushimeve verore, jo të gjitha familjet në Kosovë kanë mundësi ta realizojnë një pushim në bregdet, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas statistikave zyrtare, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike rreth 70 për qind e familjeve kosovare nuk mund ta përballojnë madje as një pushim një javor gjatë vitit.

Sipas statistikave që ka nxjerrë Agjencia e Statistikave të Kosovës, vetëm 30% e popullsisë kosovare mund ta përballojnë një pushim, një javor jashtë shtëpisë së tyre, ndërkaq 70%-shi tjetër i ekonomive familjare, nuk janë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor, qoftë në bregdet, qoftë në ndonjë destinacion tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do…